📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture 44 768x446

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses së tij duke e goditur me automjet, pas një konflikti për motive familjare.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi rreth orës 02:05 të mëngjesit në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë. 28-vjeçari me banim në Tiranë, kishte shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij.

Në momentin që kanë dalë familjarët e saj, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me makinë nënën e saj, 43 vjeçe.

Pas përplasjes, e cila i shkaktoi 43-vjeçares dëmtime trupore, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, 28-vjeçari u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga. Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Sipas Policisë, e lënduara është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tentoi të vriste, duke e goditur me automjet nënën e bashkëjetueses, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe u largua nga vendi i ngjarjes, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet automjeti i përdorur në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin policor të koduar “Reagimi”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi C. B., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se, rreth orës 02:05, në lagjen “Skënderbeg”, në Lezhë, 28-vjeçari ka shkuar me automjet për të marrë bashkëjetuesen e tij. Në këtë moment kanë dalë familjarët e saj dhe, për motive që lidhen me marrëdhëniet familjare, ai dyshohet se ka përplasur me automjet nënën e bashkëjetueses, shtetasen K. H., 43 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime trupore, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe veprimeve intensive të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi C. B., 28 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

E dëmtuara u transportua në Spitalin e Traumës, në Tiranë, ku vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i përdorur në ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights