Whatsapp e1744187761173

WhatsApp u ka bërë thirrje të gjithë përdoruesve që të kontrollojnë mirë pajisjet e tyre dhe versionin e aplikacionit që kanë shkarkuar.

Alarmi ngrihet për të gjithë ata që përdorin versionin e vjetër të WhatsApp, e aq më tepër ata që e hapin llogarinë në kompjuter, pasi rrezikojnë që të dhënat e tyre të vidhen.

Kompania ka konfirmuar se janë gjetur shumë mangësi në versionin e vjetër të WhatsApp, i cili ekspozonte të dhënat e përdoruesve tek hakerat.

Mesazhe të pazakonta vinin në numrat e shumë përdoruesve madje edhe në grupet që ata kishin me shoqërinë apo punën. Pas këtyre mesazheve hakerat kishin kontroll të plotë tek bisedat, madje edhe tek e gjithë pajisja.

Defekti i përkiste versionit të mëparshëm, 2.2450.6 dhe tashmë është rregulluar. Megjithatë duhet që përdoruesit të përditësojnë versionin e ri të aplikacionit, për të pasur më tepër siguri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights