Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Iphone 1024x576

Tarifat gjithëpërfshirëse të Presidentit Trump mund të ndryshojnë totalisht tregtinë globale dhe mallrat e konsumit si iPhone.

Produktet e Apple në SHBA mund të bëhen 30-40% më të shtrenjta, pasi prodhimi i Apple është i bazuar në Kinë dhe vende të tjera aziatike që tani jane subjekt i tarifave të larta të Trump, raporton Reuters.

iPhone 16 i cili fillimisht ishte me çmim 799 Dollarë, tanimë mund të rritet në 1,142 Dollarë. Për iPhone 16 Pro Max, i cili shitet me 1,599 Dollarë, do të ketë një rritje prej 43 % që mund ta çojë çmimin e tij në gati 2,300 Dollarë. Shumica e iPhone-ve prodhohen në Kinë, ku është vendosur një tarifë reciproke prej 54%.

Aksionet e Apple ranë me 9.3% rënia më e madhe e kompanisë në pesë vjet. Vendimi i Trump për të vendosur tarifa në pothuajse të gjithë botën shkaktoi përplasjen më të madhe në tregun e aksioneve amerikane në vite ku kompanitë amerikane humbën pothuajse 3 trilion Dollarë në vlerë në vetëm një orë.

Apple shet mbi 220 milionë iPhone në vit, dhe tregjet e saj më të mëdha janë Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Evropa.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights