Sulme ruse ne ukraine e1742989098572 1024x568

Pas dakordësisë për një armëpushim të pjesshëm mes Ukrainës dhe Rusisë, dronët rusë shënjestruan rajonin Mykolaiv dhe Kryvyi Rih.

Kryebashkiaku i Mykolaiv tha se kishte ndërprerje të energjisë elektrike. Dronët rusë shkaktuan zjarre dhe dëmtuan disa ndërtesa në Kryvyi Rih, por nuk u shënuan viktima. Ushtria ukrainase tha se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 56 nga 117 dronët e lëshuar nga Rusia.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se sulmet nuk tregojnë shenja paqe nga Rusia.

“Nisja e sulmeve të tilla në shkallë të gjerë pas negociatave të armëpushimit është një sinjal i qartë për të gjithë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X.

Marrëveshja e SHBA-së me Rusinë shkon më tej se marrëveshja me Ukrainën, me Uashingtonin që angazhohet të ndihmojë në kërkimin e heqjes së sanksioneve ndërkombëtare ndaj eksportevebujqesore ruse dhe të plehrave kimikë. Por per presidentin ukrainas kjo favorizon me shume rusine.

“Ata tashmë po përpiqen të shtrembërojnë marrëveshjet dhe, në fakt, të mashtrojnë si ndërmjetësit tanë ashtu edhe të gjithë botën. Ne nuk kemi besim te rusët, por do të jemi konstruktiv,” u shpreh Zelensky.

Për banorët në Kiev, Putini është një gënjeshtar dhe manipulues dhe se marrëveshja nuk do të shkojë aq mirë në vijim.

“Unë mendoj se Putini është një gënjeshtar, një gënjeshtar i madh. Armiku është tradhtar dhe mund ta prishë armëpushimin në çdo moment. Prandaj ne shpresojmë në ndihmën e partnerit tonë strategjik, SHBA-së dhe para së gjithash nga Bashkimi Evropian, i cili tani ka filluar të na ndihmojë më shumë kohët e fundit”, thonë ata.

Nëse zbatohen marrëveshjet, mund të jenë hapi i parë domethënës drejt qëllimit të Trump për të arritur një armëpushim gjithëpërfshirës në luftën në Ukrainë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights