1743248060 xhovananikolli

Xhovana Nikolli, e njohur nga ngjarja tragjike e vitit të kaluar, ku shpërthimi i një sasie tritoli në banesën e saj në Elbasan i mori jetën 29-vjeçarit Enea Thomaraj, ka bërë akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në një video të publikuar në TikTok, Xhovana shprehet se gjatë një udhëtimi në aeroport, është përballur me një paralajmërim nga SPAK, që i ka thënë se motra e saj e kishte shitur atë në Spanjë dhe do ta vrisnin.

Ajo thekson se Prokuroria e Posaçme mbron kriminelët dhe ka për qëllim të shkatërrojë familjen e saj. “Spak fut intriga mes motrave turp t’iu vije, qa shteti kemi,” shkruan Xhovana në rrjetet sociale, duke e quajtur këtë një përpjekje për të shkatërruar jetën e saj dhe të familjes së saj.

Hetimet që lidhen me shpërthimin e tritolit janë ende në proces, dhe Prokuroria e Posaçme ka kërkuar leje nga gjykata për kontrolle për shkak të lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar, pasi motrat Nikolli kanë pasur lidhje me individë të dyshuar për vrasje me pagesë. Xhovana Nikolli është e njohur gjithashtu për lidhjen e saj me Amarildo Xhanejin, i arrestuar në gusht 2023 në Vlorë si vrasës me pagesë, ndërsa motra e saj, Alda, ka pasur një romancë me Nuredin Dumanin, vrasësin me pagesë që ishte në qeli gjatë kohës së lidhjes me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights