📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
B9dd03e8 214a 4968 9492 6a464f816bcb 1536x1025 1 696x464

Kryetari i Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Bardh Spahia, në një deklaratë për mediat tha sot se vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara në Shëndetësi nuk përfaqëson as reformë dhe as një menaxhim më të mirë të shërbimeve shëndetësore.

Sipas Spahisë, vendimi synon të institucionalizojë kontratat ekzistuese dhe të kufizojë mundësitë për konkurrencë, transparencë dhe rivlerësim periodik.

“Në thelb, ky vendim nuk bën gjë tjetër veçse institucionalizon dhe centralizon edhe më tej menaxhimin e kontratave korruptive në shëndetësi, duke i shkëputur ato nga çdo mundësi konkurrimi, transparence dhe rivlerësimi periodik”, tha ai.

Spahia shtoi se ky model i ri nuk gjen asnjë të ngjashëm në vendet e Bashkimit Europian dhe mund t’i sjellë pasoja vendit në procesin e përafrimit me direktivat normëformuese të Unionit.

Spahia u ndal edhe tek mungesa, sipas tij, e një konsultimi publik me profesionistët e fushës dhe për mosadresimin e problemeve të krijuara nga kontratat koncesionare në shëndetësi gjatë dekadës së fundit.

“Ky operator nuk është krijuar për të mbrojtur interesin publik. Ai është krijuar për të garantuar vazhdimësinë e kontratave qartësisht korruptive, për të shmangur konkurrencën dhe për të ruajtur të paprekur marrëdhëniet klienteliste që kanë shoqëruar tenderat dhe koncesionet më të mëdha të shëndetësisë”, tha Spahia.

Spahia iu referua edhe kostos së katër kontratave koncesionare në shëndetësi, teksa shtoi se që prej vitit 2015 shqiptarët kanë paguar rreth 45.5 miliardë lekë, ose më shumë se 500 milionë euro.

Ai tha se këto kontrata kanë krijuar një barrë të konsiderueshme financiare për buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët nuk kanë marrë përfitimet e pritshme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Rasti i koncesioneve në shëndetësi përfaqëson një shembull shqetësues të mungesës së transparencës, shkeljeve ligjore dhe mosmbrojtjes së interesit publik”, tha ai.

Spahia deklaroi se opozita do të vijojë të denoncojë kontratat që, sipas saj, dëmtojnë interesin publik dhe do të kërkojë më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe kontroll mbi përdorimin e fondeve publike në shëndetësi.

“Beteja jonë është betejë për të rikthyer shtetin në shërbim të qytetarëve, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të garantuar që askush, pavarësisht pushtetit apo lidhjeve politike, të mos jetë mbi ligjin”, tha ai.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights