Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka pjesëmarrje masive, mes tyre të mitur.
Situata ka sjellë reagime të menjëhershme nga pjesëmarrës të tjerë në protestë, të cilët kanë bërë thirrje për qetësi dhe vetëpërmbajtje. “Jo provokime!”, është dëgjuar të thërrasin protestuesit, duke kërkuar që tubimi të vijojë pa incidente.
Pavarësisht tensioneve të momentit, protesta ka vazhduar, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë bërë apel për ruajtjen e karakterit paqësor të manifestimit dhe shmangien e çdo veprimi që mund të përshkallëzojë situatën.
Shqipëria është e shqiptarëve, jo e tradhtarëve!”. Këto kanë qenë thirrjet e forta që vijnë nga protesta që po mbajnë sot qytetarët në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“Përshëndetje! Jam gazetare. Të raportosh për protestën si gazetare do të thotë të jesh e pavarur. Por përpara se të jem gazetare, jam qytetare e këtij vendi. Kam ardhur këtu për të gjitha ato pasuri publike të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve, jo të politikës dhe pushtetit. Nuk është Zvërneci i Kushner dhe Ivanka Trump, por i shqiptarëve. Ai tha në konferencë: dialogojmë, por mos negocioni, se kush të vjedh sot, të vjedh edhe nesër”, u shpreh ajo.
Ata kërkojnë anulimin e projektit për ndërtime në Zvërnec.
Mijëra qytetarë kanë zbarkuar edhe sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po protestojnë në ditën e tretë radhazi kundër anulimit të projektit të Zvërnecit dhe jo vetëm.
