Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit të organizuar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, me rastin e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.
“Ne nuk jemi këtu për të kërkuar lirinë e një të burgosuri politik, si Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë, sado e padrejtë apo e dhimbshme të na duket”, u shpreh Rama.
“Sot kemi detyrën që Fatos Nano e kreu më së miri, duke përballuar burgun dhe duke dalë pa hakmarrje, pa e kthyer vendin pas”, deklaroi Rama, duke iu referuar periudhave të mëparshme politike.
Rama: Nuk jemi duke kërkuar lirinë për të burgosurin politik Erion Veliaj, se nuk është çështja jonë. Sado e dhimbshme dhe e padrejtë të na duket ne. Ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për ti lënë fëmijëve një Shqipëri tjetër kemi një detyrë, detyrën Fatos Nano e kreu më së miri jo vetëm duke përballuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë burgosurit të tij. Pa i hapur asnjëherë detit të socialistëve për ta përmbytur Shqipërinë nga e para. Jemi në udhëkryq, jo PS, Shqipëria. Mes së shkuarës dhe të ardhmes. Mes Shqipërisë që kemi pasur kaq shumë vite dhe asaj që kemi misionin t’ja lëmë fëmijëve në BE. ajo në BE kërkon sakrifica, të të gjitha llojeve. Drejtësia e vetmja sakrificë reale që politikanët bëjnë sepse lëshojnë pushtet, lëshojnë një shpatë me rrezikun që t’ju vijë me të drejtë dhe padrejtë.
