481090259 9930476233653746 2660093664400521689 n

Fondacioni i Rinisë Islame (FRI) ka shpërndarë mbi 1000 pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe më gjerë, duke vijuar traditën e solidaritetit gjatë muajit të Ramazanit.

Krahas ndihmave në trojet shqiptare, kryetari i fondacionit, z.Lulzim Lecaj, udhëtoi në Ugandë për të mbështetur komunitetet më të varfra me ushqim dhe iftare.

Ky mision humanitar, i realizuar në bashkëpunim me fondacione dhe myftini lokale, përçoi një mesazh të fortë shprese dhe mbështetjeje për njerëzit në nevojë.

Si çdo vit, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Fondacioni e Rinisë Islame (FRI) me qendër në Zyrih të Zvicrës vijon misionin e tij humanitar në trojet shqiptare dhe më gjerë.

Përmes iniciativës “Shporta e Ramazanit”, ky fondacion ka shpërndarë mbi 1000 pako ushqimore për familjet në nevojë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vende të tjera ku komuniteti shqiptar ka nevojë për mbështetje.

May be an image of 6 people, hospital, crowd and text

Si një Fondacion me Vizion dhe Përkushtim Fond Rinise Islame është një nga fondacionet më të mëdha humanitare që operon në rajon, duke u dalluar për transparencë dhe përkushtim në ndihmën ndaj të varfërve.

Këtë vit, veç shpërndarjes së ndihmave në trojet shqiptare, personalisht kryetari i fondacionit, z. Lulzim Lecaj, ndërmori edhe një udhëtim të posaçëm në Ugandë, ku organizoi shpërndarje ndihmash dhe iftare për komunitetet më të varfra, duke treguar se solidariteti nuk njeh kufij.

Në një prononcim për mediat, z. Lulzim Lecaj tha: “Ky është një mision që na frymëzon dhe na obligon të vazhdojmë më tej.

Të shohësh buzëqeshjen e dikujt që nuk kishte shpresë për një vakt ushqimi, është më shumë se çdo shpërblim tjetër për ne.”tha ai

“Ndërsa dihmat nuk mjaftojnë, por ne bëjmë detyrën tonë u shpreh në një prononcim për mediat, z.Selami Hyseni, një nga drejtuesit e Fondacioni e Rinisë Islame FRI, : “Ne e dimë që ndihmat nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur problemet sociale, por është një detyrim moral dhe shpirtëror për ne që të ndihmojmë sa të mundemi.

Ky angazhim është i vazhdueshëm dhe ne nuk do të ndalemi.” Prioriteti kryesor i shpërndarjes së ndihmave nga Fondacioni e Rinisë Islame FRI mbeten jetimët. Në bashkëpunim me Fondacionin “Mirësia”, një shpërndarje e madhe ndihmash u organizua në Tiranë, ku përfituan dhjetëra qindra fëmijë jetimë.

Në ambientet e Fondacionit “Mirësia” u realizua një event i veçantë për shpërndarjen e pakove ushqimore, duke përçuar mesazhin se këta fëmijë nuk janë vetëm. z.Korab Kaja, drejtor ekzekutiv i Fondacionit “Mirësia”, tha: “Këto ndihma janë një mbështetje e jashtëzakonshme për këta fëmijë. Falënderojmë Fondacionin e Rinisë Islame për këtë bashkëpunim të shkëlqyer, i cili sjell një dritë shprese për ta.”

Nga qyteti i Tiranës në Kavajë , me një bashkëpunim shembullor per shpërndarjen e ndihmave në qytetin e Kavajës, ku Myftiu i xhamisë së qendrës z Besnik Leçini ndihmoi në identifikimin e familjeve në nevojë dhe në shpërndarjen e pakove ushqimore.

Në një prononcim për Drita TV, Myftiu i Kavajës tha: “Ky është një bashkëpunim i vazhdueshëm me Fondacionin e Rinisë Islame. Ne jemi mirënjohës për ndihmat e tyre, të cilat vijnë gjithmonë në kohën e duhur për ata që kanë më shumë nevojë.”

Pas Kavajës, destinacioni tjetër i xhirimeve tona ishte Gjilani.

Drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Amaneti”, z. Blerim Arifi, kishte organizuar një shpërndarje të kujdesshme të ndihmave. Ai vlerësoi bashkëpunimin me strukturat lokale të çështjeve sociale, që bënë të mundur identifikimin e saktë të familjeve që kishin më shumë nevojë për ndihmë.

Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Sociale të Gjilanit, z. Mursel Zymberi, u shpreh: “Kontributi i FRI ka qenë i vazhdueshëm dhe shumë i rëndësishëm për familjet që po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike. Kjo ndihmë është një shembull solidariteti për të gjithë ne.”

Ndërkohë z.Mursel Zymberi kishte planifikuar për ndihma një grup familjarësh të ish ushtarëve të UÇK-së të cilët për ironi të fatit kanë nevojë për tu ndihmuar.  Pavarësisht se grupi i xhirimit nuk mundi të ndjekë të gjitha shpërndarjet, FRI realizoi me sukses ndihmën në qytete të ndryshme si Burrel, Klos, Bulqizë, Maqellarë, Tiranë, Kavajë, Gjilan dhe shumë të tjera.

Ky është një shembull i qartë se FRI e ka të qartë misionin e tij: të ndihmojë ata që janë në nevojë, duke sjellë dritë dhe shpresë në jetën e njerëzve.

FRI është një nga fondacionet më të mëdha humanitare në rajon. Ai dallohet për transparencë dhe përkushtim në ndihmën ndaj të varfërve ndërsa synon të mbështesë sa më shumë familje në nevojë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights