Vizitoret e huaj ne shqiiperi 1024x597

Shqipëria vijon të jetë e preferuar nga vizitorët e huaj edhe gjatë stinës së dimrit, sipas të dhënave zyrtare.

Në publikimin më të fundit të INSTAT numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin tonë në Shkurt është mbi 516 mijë duke shënuar rritje me 7.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Gjithashtu, nësei referohemi shifrave zyrtare gjatë 2 muajve të parë të këtij viti në vendin tonë kanë hyrë mbi 1 milionë shtetas të huaj kryesisht për turizëm.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare gjatë muajit Shkurt të këtij vitit, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës, ku ajo Jugore zë 83% të turistëve të huaj, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6%.

Të ndara sipas qëllimit të hyrjes në Shqipëri në 97% të rasteve dominojnë hyrjet për pushime apo vizitat tek të afërmit thuhet në raportin e INSTAT.

Në muajin Shkurt, ky tregues ka shënuar rritje me 7.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Nga ana tjetër, rritje muajin e kaluar kanë patur edhe hyrjet e të huajve për qëllime biznesi apo dhe profesionale me 29.6%, nënvizon INSTAT.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights