📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 2026 07 13 125636 696x397

Policia Rrugore e Durrësit njoftoi sot se ka kryer monitorim intensiv me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Sipas policisë, gjatë javës që shkoi, për shkelje të normave të ndryshme të Kodit Rrugor, janë arrestuar 13 shtetas dhe janë vendosur 2250 masa administrative.

“Fokus i monitorimit ka qenë ndëshkimi i drejtimit të automjetit nën efektin e alkoolit, si një ndër shkeljet më të rrezikshme dhe më shpesh burim aksidentesh me pasoja. Si dhe parkimet dyshe, të cilat bëhen pengesë për trafikun në qytet. Konkretisht, për këtë shkelje, gjatë javës, janë arrestuar 10 shtetas”, njoftoi policia.

Sipas policisë, janë vendosur edhe këto masa: 457 për ndalim, pushim mjeti ose qëndrim të gabuar; 66 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 8 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 26 për përdorim të pijeve alkoolike; 53 parakalime të gabuara; 1640 për shkelje të normave të shpejtësisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights