📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Img

Protestat e fundit në Tiranë dhe jo vetëm, kanë nxitur debate publike mbi qasjen e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve, përdorimin e forcës, nëse është ose jo proporcionale, mosidentifkimi me numrin përkatës si dhe trajtimi i personave të shoqëruar në komisariate, një pjesë prej të cilëve të mitur.

Së fundmi një shkresë zyrtare ka mbërritur në të gjitha komisariatet e Tiranës e firmosur nga zv.drejtori për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit Edmond Meshini ku u kërkohet efektivëve zbatimi me korrektësi i detyrimeve të parashikuara sipas ligjit, më specifikisht trajtimi më u kujdesshëm i të miturve.

Konkretisht, të gjithë punonjësit e policisë, duhet të jenë të pajisur me numër identifikues, ashtu dhe automjetet që përdoren për operacione. Të miturit të shoqërohen në ambiente të veçanta duke u respektuar kapaciteti ligjor. Çdo ambient shoqërimi, investigimi apo zyrë të jetë e pajisur me kamera sigurie si dhe dokumentimi i tyre.

Gjithashtu në shkresë specifikohet që të mos bëhet këqyrja e asnjë pajisje elektronike private pa vendim gjykate si dhe të miturit të jenë të shoqëruar nga prindi/ kujdestari ligjor dhe psikologu gjatë marrjes në pyetje.

Revolta studentore ka nisur që prej 13 tetorit. Protesta është shoqëruar me akte dhune, përplasje të forta mes forcave policore dhe studentëve si dhe dëmtime të konsiderueshme të godinave qeveritare si dhe një sërë biznesesh private. Qindra persona janë shoqëruar nëpër komisariate, disa prej tyre dhe janë arrestuar me vendim gjykate.

Në media dhe online janë bërë publike e momente nga arrestime të personave, duke vënë në diskutim sjelljen e Policisë së Shtetit për shkak të forcës së përdorur apo e formave të tjera të ushtrimit të forcës. Disa efektivë janë pezulluar nga detyra e disa raste të tjera po hetohen për tejkalim të kompetencave nga ana e policisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights