📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 8 4 1024x615

 Nga protesta e zhvilluar ditën e djeshme, nëntë persona janë arrestuar, dy janë vënë nën hetim ndërsa 20 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të gjithë këta persona, akuzohen për kundërshtim të forcave policore, goditje me sende të forta dhe lëndë piroteknike, dëmtim të godinave e institucioneve shtetërore.

“Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe me lëndë piroteknike, punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore, gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 9 shtetas, procedohen penalisht 2 dhe shpallen në kërkim 20 shtetas. 

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm: u arrestuan shtetasit A. K., 27 vjeç, P. L., 45 vjeç, E. B., 21 vjeç, Sh. M., 19 vjeç, O. C., 19 vjeç, Z. M., 25 vjeç, S. H., 20 vjeç, M. L., 23 vjeç (shtetas gjerman), dhe K. M., 20 vjeç; -u proceduan penalisht 2 shtetas dhe u shpallën në kërkim 20 shtetas”, njofton policia.

Ditët e para të protestës janë shoqëruar me akte dhune, përplasje të forta mes forcave policore dhe studentëve si dhe dëmtime të konsiderueshme të godinave qeveritare si dhe një sërë biznesesh private. Qindra persona janë shoqëruar nëpër komisariate, disa prej tyre dhe janë arrestuar me vendim gjykate.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje një paketë masash të forta me qëllim parandalimin e akteve të dhunës dhe shkatërrimit të pronës private e publike.

Paketa përbëhet nga gjashtë instrumente që parashikojnë dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara, përgjegjësi financiare për shkaktarët e dëmeve dhe ndryshime në ligjin për tubimet dhe Kodin Penal. Masat përfshijnë gjoba deri në 500 mijë lekë për persona që qëndrojnë në tubime ku ushtrohet dhunë, edhe pas paralajmërimeve të policisë, si dhe sanksione për mosbindjen ndaj urdhrave të saj.

Gjithashtu, parashikohet krijimi i një regjistri të posaçëm elektronik për personat e referuar ose nën hetim për vepra penale kundër shtetit, rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet e propozuara përfshijnë edhe kufizimin e tubimeve pranë institucioneve të rëndësishme, ndëshkimin e nxitjes së dhunës në rrjetet sociale dhe masa për personat që fshehin identitetin gjatë tubimeve të dhunshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights