📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Collage 2 1920x1080 8

Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që janë futur në ujërat e grumbulluara në rrugë, duke luajtur mes tyre.

Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura.

Falë ndërhyrjes së tyre, në orët e paradites së sotme uji është tërhequr nga rrugët, ndërsa qarkullimi për automjetet dhe qytetarët në zonat e prekura është normalizuar

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights