Samiti i Liderëve të Procesit të Berlinit mbahet sot, në Miloçer të Malit të Zi, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe liderëve të tjerë të rajonit.
Samiti do të mbledhë gjithashtu përfaqësues të lartë evropianë, mes tyre ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani, ministrin francez për Evropën Benjamin Haddad dhe komisionaren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.
Në fokus do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian, ndërsa Marta Kos do të zhvillojë takime me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç, për rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian dhe reformat e nevojshme.
Në samit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
