Momenti i arrestimit te autorit
Është zbardhur ngjarja e djeshme, ndodhur te mbikalimi i fshatit Dërmenas në Fier rreth orës 14:00. Sipas policisë, është vënë në pranga 66 vjeçari i cili bashkë me djalin e tij qëlloi me armë zjarri në drejtim të nënë e bir. Të Mërkurën u raportua se 50 vjeçarja ishte plagosur nga të shtënat, por ajo dhe djali i saj janë dëmtuar nga goditja e motorit me të cilin lëviznin. Djali i autorit i cili në atë moment po i jepte makinës është shpallur në kërkim nga blutë. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2025, te mbikalimi i fshatit Dërmenas, ku shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, babë e bir, të dy banues në këtë fshat, dëmtuan shtetasit H. M., 26 vjeç dhe S. M., 50 vjeçe, nënë e bir, të dy banues në fshatin Sulaj, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 66-vjeçari”, njofton Policia. Mësohet se shkak është bërë një konflikt i mëparshëm mes dy të rinjve. Lidhur me këtë, gazetarja e Klan News Anila Sefa thotë se sherri ka ndodhur disa muaj më parë në ambientet e një lokali. Fillimisht ka nisur me sharje e fyerje, deri në përdorimin e sendeve të forta. “Nga këto veprime dyshohet se shtetasit A. C. dhe A. C., për shkak të një konflikti të mëparshëm ndërmjet 23-vjeçarit dhe 26-vjeçarit, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të motomjetit me të cilin lëviznin shtetasit H. M. dhe S. M. Në vendngjarje janë sekuestruar gëzhoja dhe prova që do t’i shërbejnë hetimit për këtë ngjarje. Gjithashtu, janë sekuestruar njëri prej automjeteve të përdorur prej autorëve dhe 3 celularë. Vijojnë kërkimet për kapjen e 23-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtjeshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, thuhet më tej.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights