8b096467 9377 4c4b 897a b5f96b5745ba ap25043145942460

Pas takimit të zhvilluar në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin, i dërguari special amerikan Steve Witkoff është rikthyer në Uashington, ku ka raportuar për ecurinë e bisedimeve direkt te Presidenti Donald Trump.

Në fokus të diskutimeve ka qenë një propozim i ri për ndalimin e luftimeve në Ukrainë, i cili është pritur me rezerva nga Kievi dhe Brukseli.

Në përpjekje për të gjetur një rrugë drejt ndalimit të konfliktit në Ukrainë, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, ka përfunduar një takim katërorësh në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Menjëherë pas kthimit në Uashington, Witkoff është takuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Donald Trump, për t’i raportuar mbi ecurinë e bisedimeve.

Sipas burimeve të agjencisë “Reuters”, Witkoff i ka paraqitur presidentit amerikan një skenar të mundshëm armëpushimi, që përfshin dorëzimin e kontrollit të katër rajoneve lindore të Ukrainës në favor të Rusisë – një propozim që mbështetet në realitetin e krijuar në terren që nga viti 2022.

Megjithatë, ky skenar është refuzuar qartazi nga autoritetet ukrainase, të cilat theksojnë se nuk do të pranojnë të heqin dorë nga territori i tyre, edhe pse janë të hapura për diskutime mbi një administrim të përkohshëm ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, presidenti Trump nuk ka shprehur ende një qëndrim zyrtar mbi planin e paraqitur, por përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë thirrje që Rusia të japë sinjale konkrete për ndalimin e luftës, duke e cilësuar konfliktin si “të pajustifikueshëm dhe tragjik”.

Pavarësisht përpjekjeve diplomatike nga ana e SHBA-së dhe dakordësisë paraprake të Ukrainës për një draft propozimi, Moska ende nuk ka dhënë miratimin e saj, duke shtuar kushte të reja për zbatimin e një marrëveshjeje të mundshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights