Witkoff dhe putin

Steve Witkoff, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që udhëheq bisedimet me Moskën për një armëpushim në Ukrainë takoi Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë menjëherë pas bisdedës 4-orëshe me Vladimir Putin në Moskë.

Burime të agjencisë së lajmeve Reuters thanë se Witkoff ka mbështetur idenë e dhënies Moskës të 4 rajoneve në lindje të Ukrainës dhe që Rusia po përpiqet t’i aneksoje prej vitit 2022 me qëllim arritjen e një armëpushimi. Një ide e tillë është kundërshtuar fort nga Kievi dhe Bashkimi Europian.

Ukraina është shprehur e gatshme të diskutojë për administrimin e këtyre territoreve duke vendosur ndoshta një forcë ushtarake europiane, por jo të dhurojë toka të saj.

Vetë Trump nuk e ka marrë ende një vendim për këtë çështje. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shkroi më herët në rrjetet sociale se “Rusia duhet të lëvizë” drejt përfundimit të luftës, duke shtuar se konflikti është “i tmerrshëm dhe i pakuptimtë”.

Edhe Witkoff fillimisht i ka bërë presion Kremlinit të pranojë një armëpushim, por më pas në një intervistë tha se Kievi mund të lëshonte rajonet e Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson që janë rusishtfolëse.

Ukraina është shprehur dakord për draftin e amerikanëve për armëpushimin, por Rusia e ka bllokuar atë duke vendosur kushte të tjera.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights