Qindra protestues u mblodhën përpara ndërtesës së televizionit shtetëror në Beograd të zemëruar nga mënyra se si është pasqyruar tragjedia e Novi Sadit.
Protestuesit mbajtën heshtje për 16 minuta për të përkujtuar personat që humbën jetën si pasojë e shembjes së çatisë hekurudhore për të cilën fajësojnë autoritetet serbe.
“Ne erdhëm të protestojmë kundër Radio Televizionit të Serbisë sepse kohët e fundit ata nuk po e bëjnë siç duhet punën e tyre dhe me të vërtetë kjo gjë ka filluar të shqetësojë njerëzit. Veçanërisht ne studentët që jemi të informuar për të kuptuar se ky institucion po na lë në errësirë mediatike, kështu që është koha të rebelohemi dhe t’i japim fund”.
Kjo protestë u organizua nga studentët të cilët kërkojnë që te mbahet pergjegjesi.
Protestat pothuajse të përditshme që nga nëntori kanë përfshirë studentë, mësues, fermerë, por edhe punonjës të sektorëve të tjerë duke përbërë kështu kërcënimin më të madh për qeverinë e Presidentit Aleksandar Vuçiç.
Për tragjedinë është fajësuar Presidenti Vuçiç dhe qeveria serbe duke e akuzuar për korrupsion.