Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë ndërsa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda zyrës së tij, janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.
Ata ishin arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Gjatë seancës gjyqësore, protestuesit kërkuan që arrestimi i tyre të shpallej i paligjshëm dhe të liroheshin pa asnjë masë sigurie. Ata pretenduan se nuk kishin kryer vepra penale.
“Nuk është hera e parë që Gjykata e Apelit konstaton arrestime të paligjshme. Dy raste prej meje do bëjmë kallëzim penal”, u shpreh avokatja Eda Grimci.
