📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Sarandë-Ksamil. • Një motor me turistë italianë është përplasur me një makinë tip Mercedes, e cila drejtohej nga një 17-vjeçar. • Nga aksidenti kanë humbur jetën drejtuesi i motorit dhe pasagjeri me emrat Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano. • Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. • Ndërkohë që për shkak të aksidentit, është pezulluar nga puna shefi i Policisë Rrugore Sarandë Adriatik Shehu. • Po ashtu ka nisur menjëherë hetimi administrativo-disiplinor për të gjithë zinxhirin komandues të Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë

7-vjeçari Elio Rr.,  i cili përplasi për vdekje dy turistët italianë në orët e para të mëngjesit, është vënë në pranga. I riu akuzohet per dy vepra penale: “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në menyrë të parregullt” sipas nenit 291.

Dy turistë italianë, Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën në aksident. Motori me të cilin lëviznin nga Ksamili drejt Sarandës, u përplas nga një mjet tip “Mercedes Benz” që drejtohej nga 17-vjeçari. Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”.

“Benzi” që drejtohej nga 17-vjeçari Elio Rr., i ka prerë rrugën motorit. Për pasojë ndërruan jetë në vend dy turistët italianë. 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights