Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona dhe shpalli në kërkim 2 të tjerë pasi akuzohen se
në mënyrë të organizuar ndihmonin në kalimin e paligjshëm të emigrantëve përtej
kufirit.
Sipas policisë në pranga ranë Fatjon Dhimitri
dhe Edison Kajo, të cilët së bashku me 2 shtetasit e tjerë u zbuluan duke
transportuar 21 emigrantë duke përdorur 2 automjete, një BMW X5 dhe një
Volkswagen Touareg, ndërsa një prej tyre mbikëqyrte rrugën përpara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3
automjetet me të cilin lëviznin këta shtetas, një shumë parash e dyshuar e
përfituar nga transportimi i emigrantëve dhe 2 celularë.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan
Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm
Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi
i policisë:
DVP Korçë
Finalizohet operacioni policor i koduar
“Midnight 14”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë
shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Bashkëpunëtorë për të transportuar me 3
automjete, 21 emigrantë, kundrejt pagesave 300-1000 euro, arrestohen 2 shtetas,
shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Këta 4 shtetas vepronin në mënyrë të
organizuar, si drejtues të automjeteve me emigrantë dhe si mbikëqyrës të
rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.
Sekuestrohen 3 automjetet, një shumë parash e
përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 celularë.
Si
rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit E. K., 28 vjeç dhe F.
Dh., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R.
S., 36 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë dhe N. T., 41 vjeç, banues në
Tiranë.
Në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec,
shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. K., i cili transportonte
me një automjet tip “BMW X5”, 7 emigrantë.
Gjithashtu, shërbimet konstatuan se dhe
shtetasit R. S. dhe N. T. transportonin me një automjet “Tuareg”, që lëvizte
pas automjetit të shtetasit E. K., 14 emigrantë. Sapo janë sinjalizuar për të
ndaluar automjetin, të dy këta shtetas e kanë braktisur atë dhe janë larguar me
vrap. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë
pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për
veprime të mëtejshme.
https://fb.watch/mkHTlLsn1N/