Një 41-vjeçar nga Vlora ka rënë në pranga pasi dyshohet se prej vitit 2024 kanoste vazhdimisht një 73-vjeçar, për t’i marrë një shumë parash.
Sipas Policisë, i arrestuari pretendonte se djali i të moshuarit i kishte borxh paratë. Ai ka precedent penal për krime kundër personit.
Rasti u zbulua pas kallëzimit të 73-vjeçarit dhe hetimeve të kryera nga specialistët për hetimin e krimeve kundër pasurisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
