Janë arrestuar edhe katër të dyshuar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, mes të cilëve edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati.
Kështu kanë konfirmuar burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Prokurorisë.
Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit 2026 në Vitomiricë të Pejës, pak pasi kishte raportuar në Polici rastin për dhunë të ushtruar nga ish-bashkëshorti Jeton Sylaj. Dorasi i vrasjes, dyshohet se është kunati i saj- Albert Sylaj.
Kujtojmë se Prokuroria Themelore në Pejë me 23 tetor të vitit 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton Sylajt, i cili akuzohet se kanosi me vrasje ish-bashkëshorten.




