📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
B5f5a246 48b4 4e7d a5cb 480c919edb29 696x464

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Mark Rutte, në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e NATO-s që po mbahet në Ankara.

Në këtë takim, Rama shoqërohej edhe nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi dhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Kryeministri Rama ndodhet në Ankara për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate do të diskutojnë mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Samiti në Ankara po mbledh udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights