📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Edi rama samiti 1024x683

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot më 25 nëntor në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua në Bruksel nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, António Costa.

Në hapje të Samitit, kryeministri shqiptar realizoi edhe fotografinë zyrtare, teksa u shfaq në krah të presidentit të Këshillit Europian, Costa dhe presidentes të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në fjalën e tij, Rama e cilësoi eventin si një moment tepër të rëndësishëm për Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian.

Kreu i qeverisë shqiptare i kërkoi Bashkimit Europian të ndërmarrë një hap të guximshëm për të afruar më shumë vendet kandidate me strukturat europiane.

Rama theksoi se integrimi nuk duhet të cenojë parimin e anëtarësimit mbi bazën e meritës, por të shërbejë si një sinjal i fortë për qytetarët e rajonit dhe komunitetin ndërkombëtar.

“Ky samit vjetor është një moment kulmor i vitit për të gjitha vendet kandidate si dhe ka rëndësinë e vet për shtetet anëtare.

Mbetem i bindur se Bashkimi Evropian duhet të gjejë guximin për të ndërmarrë një hap shumë të guximshëm përpara, duke i mbledhur të gjitha vendet kandidate rreth një tryeze  pa ndryshuar procesin e bazuar në merita për secilin vend, por duke dhënë një sinjal shumë të fortë, nga njëra anë, për opinionin publik në vendet tona dhe, nga ana tjetër për botën.

Besoj se propozimi  propozimi franko-gjerman, si dhe ide të tjera, kërkojnë një kornizë më të gjerë – pikërisht atë për të cilën unë kam avokuar prej kohësh”, tha Rama.

Duke folur për procesin e integrimit, Rama tha se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur për mbylljen e kapitujve, por ende pret dritën jeshile nga Komisioni Europian për detyrat që duhet të përmbushen.

“E gjithë Evropa, Bashkimi Evropian dhe vendet kandidate, të gjithë së bashku rreth një tryeze. Për atë sesa kapituj planifikon të mbyllë Shqipëria deri në fund të këtij viti ne po punojmë shumë çdo ditë me Komisionin Evropian; le t’i shohim shifrat, por me sa di unë, jemi në rrugën e duhur sipas planit. Nga ana tjetër, kjo nuk është një punë e njëanshme, është një punë e dyanshme.

Pra, për një pjesë të punës, jemi ende në pritje që Komisioni të japë dritën jeshile, sepse, siç e dinë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces, Komisioni duhet gjithmonë të miratojë paraprakisht materialet që ne kemi përgatitur”, u shpreh Rama.

Rama u ndal edhe te lufta kundër korrupsionit, duke theksuar se Shqipëria ka bërë ndryshime të rëndësishme dhe duhet të vlerësohet si një vend kandidat serioz në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Ajo që po bën Shqipëria kundër korrupsionit është e paprecedentë në rajon dhe kjo është arsyeja e saktë pse Shqipëria duhet të konsiderohet si një vend kandidat shumë, shumë serioz.

Nëse deri pak kohë më parë Shqipëria përshkruhej gjithmonë si një vend ku ishte rrënjosur kultura e pandëshkueshmërisë dhe ku korrupsioni ishte vetë sistemi, sot Shqipëria është një vend ku sistemi po e lufton fuqishëm korrupsionin. Sigurisht, çdo gjë duhet të kalojë përmes procedurave ligjore përkatëse, por është krejtësisht e qartë se në Shqipëri nuk ka më askënd mbi ligjin. Pra, kjo është pikërisht arsyeja pse Shqipëria duhet parë me një sy shumë pozitiv”, deklaroi Rama.

Liderët e BP në Bruksel| Kosova kërkon statusin kandidat, Mali i Zi synon anëtarësimin në 2028

Në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel morën pjesë edhe liderët e rajonit, të cilët përcollën mesazhet e tyre për procesin e integrimit europian dhe zgjerimin e Bashkimit Europian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi dhënien e statusit të vendit kandidat, duke e cilësuar çështje urgjente dhe duke theksuar se Kosova e meriton këtë hap.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, shprehu ambicien që vendi i tij të bëhet anëtari i 28-të i BE-së deri në vitin 2028.

Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kërkoi ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se qytetarët e rajonit kanë pritur shumë gjatë për zgjerimin.

Kurti në Bruksel: Nuk kërkojmë favore, Kosova e meriton statusin kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai theksoi se Kosova ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim dhe është i vetmi vend në rajon që ende nuk e ka marrë këtë status. Kurti u shpreh se Prishtina nuk po kërkon favore, por njohjen e përparimit në demokraci, sundimin e ligjit, të drejtat politike dhe luftën kundër korrupsionit.

Ai e cilësoi dhënien e statusit kandidat një çështje urgjente dhe kërkoi që procesi i zgjerimit të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. “Nuk po kërkojmë favore, por njohjen e përparimit të Kosovës. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për zgjerimin me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për t’i dhënë Kosovës statusin e vendit kandidat mbi bazën e meritës”, deklaroi Kurti.

Mali i Zi synon BE-në në 2028, Millatoviç: Duam të bëhemi vendi i 28-të anëtar!

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, deklaroi në samitin në Bruksel se vendi i tij synon të përfundojë të gjithë kapitujt e negociatave për anëtarësim në BE deri në fund të vitit.

Millatoviç shprehu besimin se Mali i Zi do të bëhet vendi i 28-të anëtar i Bashkimit Europian deri në vitin 2028. Theksoi se përmbushja e këtij objektivi do të ishte një tregues i rëndësishëm për besueshmërinë e politikës së zgjerimit të unionit.

Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi do të përcillte një sinjal pozitiv edhe për vendet e tjera kandidate. “Shpresojmë të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti dhe të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028”, tha Milatoviç.

Mickoski: Ballkani Perëndimor është porta e Europës, qytetarët janë të frustruar nga pritja e gjatë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kërkoi në samitin BE-Ballkani Perëndimor një ndryshim të qasjes së Bashkimit Europian ndaj rajonit.

Mickoski theksoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet të nënvlerësohet, pasi e konsideroi rajonin ‘portën e Europës’.

Ai u shpreh se qytetarët e vendit të tij janë të frustruar nga pritja e gjatë për integrimin europian. “Vendi ynë është në Europë. Qytetarët tanë janë të frustruar sepse kanë pritur për shumë kohë në oborr. Duam ta meritojmë vendin tonë në tryezë, bazuar në parimin e meritës”, deklaroi Mickoski.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights