Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër në një konferencë për mediat nga selia e PD-së, duke dënuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me pjesëmarrjen e qytetarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestat masive në Tiranë.
Dënoj sulmet ndaj qytetarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut që marrin pjesë në protestë kundër padrinos.
Për një kauzë të drejtë luftojnë ata, për lirinë e dinjitetin e shqiptarëve, ndaj një kryehajduti. Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi I një armiku të egër të shqiptarëve, i një njeriu që urren në thelb kombin e tij. Ndaj dënoj me forcë etiketimet ndaj shqiptarëve”, tha ai.
