Kombëtarja shqiptare do t’i jap sot dorën e fundit përgatitjeve për sfidën e së martës, ndaj San Marinos në kuadër të Ligës së Kombeve.
Trajneri Rolando Maran do të dalë në konferencë për shtyp në orën 17:00, teksa një orë më vonë, kuqezinjtë do kryejnë seancën e fundit stërvitore.
Feta Fetai dhe Samuele Sina janë larguar nga grumbullimi për t’u bashkuar me kombëtaren U-21, ndërsa në vend të Etrit Berishës i ndëshkuar me karton të kuq ndaj Finlandës është rikthyer në stërvitje Simon Simoni.
Luis Hasa është rikuperuar dhe ashtu si pjesa tjetër është i gatshëm për këtë takim
