📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image 209
Ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Ka rinisur në 12:30 seanca gjyqësore ndaj tij, e cila u shty dje për arsye të paraqitjes së provave të reja nga Prokuroria e Posaçme për Veliajn. Në sallën e gjyqit ndodhen kreu i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Olsi Dado. Në seancën e së Martës (që zgjati 7 orë), nuk u lejua pjesëmarrja e avokatit amerikan Joshua Roberts, i cili është pozicionuar me mbrojtjen e kryetarit të bashkisë. Ky i fundit ka kërkuar masë më të lehtë të sigurisë “arrest me burg”, me argumentin se “nuk ka rrezik për prishje provash apo largim nga vendi”. Kërkesa e Veliajt do shqyrtohet sërish nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ndërkohë prej 1 muaji tashmë, Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights