Screenshot 2025 04 05 160811 1024x568

Me rastin e 16-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në prezantimin e arritjeve dhe sfidave të së ardhmes në fushën e mbrojtjes. Kreu i qeverisë u shpreh se Ushtria, Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes janë një nga pikat e shkëlqyera të kurorës së Shqipërisë.

“Ndjehemi mirë për çka kemi bërë. Në fund të kësaj dekade, kur të shohim këtë ditë ose këtë moment të këtij rrugëtimi ne do të ndjehemi shumë mirë sepse Ushtria, Forcat e Armatosur, Ministria e Mbrojtjes dhe gjithë sektori delikat i garantimit të sigurisë dhe integritetit territorial dhe kushtetues të Republikës së Shqipërisë do të jetë vërtet një nga pikat më të shkëlqyera të gjithë kurorës së vendit tonë. Shumë faleminderit dhe shumë respekt e mirënjohje për të gjithë ju”, tha Rama.

Duke i falënderuar të gjithë për punën dhe sakrificën e palodhur gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, Rama nuk kurseu as batutat.

“Me një mirënjohje shumë të posaçme për të gjitha familjet tuaja, sepse në fund të ditës ju e dini më mirë se sa unë. Dhe unë di diçka që  jemi në detyrë me barrën më të rëndë dhe sakrificën më të posaçme në fakt e kanë më shumë familjet tona, e kanë bashkëshortet, fëmijët dhe të afërmit. Kështu që me shumë respekt dhe mirënjohje me ta…Megjithëse edhe pse në një ditë të shtunë, ishit të detyruar që të dëgjonit fjalimin tim, gjë që nuk e keni për herë të parë dhe gjë që ju ndodh rregullisht, kur hapni televizorin. Gjithsesi për aq kohë sa nuk kam dalë akoma në frigorifer ndjehuni mirë se  të paktën kur hapni frigoriferin nuk iu dal aty”, përfundoi kryeministri.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights