Screenshot 128 696x395

Partia e Lirisë prezantoi sot kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, pjesë e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në fjalën e mbajtur në këtë aktivitetet, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi

Blushi theksoi se “nuk mund të pranojmë më një pushtet që mbron të fortët dhe shkel të dobëtit”.

“Legalizimet falas brenda mandatit të parë ishin fjalë që i mori era. Këto ndodhin sepse në 12 vite Edi Rama bëri ligje vetëm për veten dhe padrejtësi për popullin. Është ai që vrau shpresën dhe ëndrrat e të rinjve duke hapur plagën e shpopullimit si një humnerë të thellë në trupat e qytetet dhe fshatrave të Shqipërisë, ku sot nuk ka më jetë”, tha Blushi.

Sipas tij, “Shqipëria është sot kampion në Europë për korrupsion dhe të dytët në botë për ryshfet”.

“Fitorja është më pranë se kurrë! Edhe 35 ditë na ndajnë nga epoka e re që fillon më 11 Maj, falë fuqisë së votës të çdo shqiptari të ndershëm, të Fitores Madhështore të Shqipërisë, që prodhon dhe eksporton, që hap mijëra vende të reja pune dhe që rrit mirëqenien për të gjithë shqiptarët”, tha ai.

Blushi theksoi se “Partia e Lirisë ka qenë gjithmonë në ballë të betejës për listat e hapura, që nga viti 2008 kur Ilir Meta hyri në grevë urie dhe më 11 Maj listat e hapura do të jenë edhe prova më e qartë e fitores sonë dhe triumfi i vërtetë i demokracisë”.

“Në krye të ekipit tonë fitues qëndron Ilir Meta, një atdhetar i vërtetë, gjithmonë në shërbim të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Edhe pse në kushtet e një izolimi ekstrem, Presidenti Meta po e drejton fushatën tonë me forcën dhe vizionin e një lideri që nuk ndalet përballë asnjë pengese”, tha Blushi.

Ai shprehu bindjen se “Tirana do të jetë lokomotiva e ndryshimit historik me të paktën 20 deputetë për aleancën “PD–ASHM” dhe me 84 deputetë në të gjithë Shqipërinë”.

“Më 11 Maj votojmë ‘Njëshat’…Duke votuar më 11 Maj për programin ekonomik “Made in Albania” të Shqipërisë Madhështore, shqiptarët do të votojnë për uljen e taksave, për rritjen e pagave dhe të pensioneve”, tha Blushi.

Sipas tij, “kjo është votë për të ulur ndjeshëm koston e jetesës dhe çliruar ekonominë familjare dhe kombëtare nga kriza dhe stanjacioni regresiv ekonomiko-shoqëror”.

“Programi i shkëlqyer i “PD-ASHM”, ku integrohen prioritet madhore të Partisë së Lirisë, ndërton ekonominë e qëndrueshme që e bën Shqipërinë Madhështore si fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajon duke rritur mirëqenien ekonomike të familjeve, duke rritur fuqishëm punësimin dhe duke ndaluar shpopullimin”, tha Blushi.

Sipas tij, ky program është një alternativë e shkëlqyer, plotësisht e financueshme, që maksimizon resurset e mëdha ekonomiko-natyrore të vendit për t’i dhënë frymëmarrje të gjerë zhvillimit të qëndrueshëm dhe progresiv ekonomik, si dhe garanton të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.

Blushi nënvizoi se “votat për kandidatët e Partisë së Lirisë në listat e hapura në të gjithë Shqipërinë janë garanci për demokracinë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights