Kaja kallas 3 1024x636

Zbardhet axhenda e takimeve që Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të zhvillojë në Tiranë të martën e 8 Prillit. Ajo do të takohet fillimisht me presidentin Bajram Begaj.

Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama. Takime do të ketë edhe me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve.

Mësohet se pjesë e turit të saj ballkanik janë edhe vizita në Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Kjo do të jetë vizita e parë e saj që nga marra e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights