Images

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.

Në një reagim në platformën X për zjarrin e rënë ditën e djeshme në një pallat në kryeqytet, Rama u shpreh se “ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre”.

Nga ana tjetër, kryeministri tha se taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet.

Rama theksoi se ky është rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm.

“Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shtoi Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights