Screenshot 2

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi mëngjesin e sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” personat e lënduar nga zjarri i pasdites së djeshme në Tiranë, për t’u njohur nga afër me gjendjen e tyre shëndetësore dhe ecurinë e trajtimit.

Sipas mjekëve, zjarrfikësit e lënduar paraqiten në gjendje të mirë dhe pritet të dalin nga spitali gjatë ditës së sotme.

Gjatë vizitës, Zëvendëskryeministrja Koçiu shprehu vlerësim dhe mirënjohje për ndërhyrjen e tyre të guximshme dhe profesionale, e cila mundësoi shpëtimin e jetëve dhe shmangien e pasojave të rënda për banorët e pallatit të përfshirë nga flakët.

Pasditen e të martës, një zjarr përfshiu një pallat në kompleksin “Arlis”, në rrugën e Dibrës, pranë “Farmacisë 10”. Zjarri përfshiu një pjesë të konsiderueshme të sipërfaqes së godinës. Për shuarjen e tij u angazhuan të gjitha forcat e emergjencës: zjarrfikësit, urgjenca mjekësore, si dhe strukturat e Policisë së Shtetit, që nga momenti i njoftimit të ngjarjes.

Sa i përket shkaqeve të zjarrit, policia bën të ditur se ka indicie dhe po grumbullon provat e nevojshme.

Flakët u neutralizuan në orët e mbrëmjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. Nga zjarri u lënduan 11 persona në total, nga të cilët 6 janë shtruar në spital: 4 në Toksikologji, 1 në urgjencë dhe 1 në repartin e djegieve plastike. Ndërkohë, 5 persona të tjerë iu drejtuan repartit të djegieve plastike, nga të cilët 1 u shtrua dhe 4 u kthyen në banesë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights