Cacb95f0 162b 11f0 b1b3 7358f8d35a35.jpg

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja se një planet i largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të ketë jetë.

Një ekip i Cambridge që po studion atmosferën e planetit K2-18b, ka pikasur shenja molekulash që në Tokë prodhohen nga organizma të thjeshtë, shkruan BBC. Sulfiti i dimetilit dhe disulfiti i dimetilit, në planetin tonë prodhohen nga fitoplanktoni dhe bakteret.

Kjo është hera e dytë, por më bindëse që lëndët kimike të lidhura me jetën vihen re nga teleksopi James Webb në atmosferën e panetit. Ekipi shkencor dhe astronomë të pavarur thonë se duhen më shumë të dhëna për të konfirmuar rezultatet.

Kjo është prova më e fortë që atje ka jetë. Mund të them realisht që ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda 1-2 vitesh”, thotë prof. Nikku Madhusudhan.

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe 700 trilion milje larg nesh.

Teleskopi JWST është kaq i fuqishëm a mund të analizojë përbërjen kimike të atmosferës së tij përmes dritët që kalon përtej nga dielli i vogël i kuq rreth të cilit orbiton planeti.

Madhusudhan u habit nga prania e lartë e sasisë së gazit në atmosferën e tij që është mijëra herë më shumë sesa në Tokën tonë.

Sipas tij, nëse konfirmohet se në K2-18b ka jetë, rrjedhimisht del që “jeta është e zakonshme në galaktikë”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights