Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa.
NJOFTIMI I PROKURORISE
Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P.
Nga hetimet mbi pri procedimin penal nr. 116 të vitit 2026, regjistruar për veprat n penale “Ndërtimi i paligjshëm për qëllime fitimi” dhe ‘Shpērdorimi i detyrës’ parashikuar nga nenet 199/a/4 dhe 248 të Kodit Penal, nga shqyrtimi i punimeve të konstatuara në terren, të cilat konsistojnë në ngritjen e strukturës metalike mbajtëse, realizimin e mbulimit dhe soletës me llamarine t valezuar dhe shtrese betoni, ndarjen e ambienteve të brendshme, si dhe përfundimin e fasadës dhe vendosjen e vetratave, rezulton se është krijuar një volum i ri ndërtimor funksional mbi objektin ekzistues.
Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025 dhe në vijim deri më 31.03.2026, datë në të cilën gjatë inspektimit të ekspertit u konstatua se objekti kishte arritur fazë të avancuar përfundimi, përfshirë fasadën e jashtme dhe vetratat në pjesën ballore.
Pavarësisht se pasuria është e regjistruar si truall në certifikatën e pronësisë, bazuar në vendimin e legalizimit rezulton se objekti ekzistues është i tipit social-ekonomik (shërbim), dhe si i tillë, edhe punimet e konstatuara lidhen funksionalisht me këtë destinacion, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ndërtim i paligjshëm”, për qëllime fitimi parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal nga shtetasi A.P., i cili rezulton pronar i objektit dhe administrator i subjektit juridik.
Sa më sipër, mbi bazën e kërkesës së prokurorisë u vendos masa e ë sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, për sipërfaqen ndërtimore me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, të dyshuar si e ndërtuar pa lejen e organeve kompetente.
