Policia e Shtetit ka arrestuar me urdhër të SPAK një person i cili dyshohet se bënte thirrje dhe propagandë për vepra terroriste.
Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK bën të ditur se pas një hetimi të kryer në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të Drejtorisë se Antiterrorit, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për caktimin e masës së sigurimit personal’’arrest në burg’’ për shtetasin nën hetim G. Ç.
Sipas SPAK ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se ka kryer veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur ndaj këtij të hetuari masën e sigurimit personal ‘’arrest në burg’’.

