Begaj në reagimin e tij thekson se e dënon me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu.
“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, thotë Begaj në reagimin e tij.
Spiropali theksoi se, janë të njëjtët njerëz që në 2019-ën, në një akt barbar të pashembullt, i vunë zjarrin shkollës në Bushat dhe dogjën materialet zgjedhore.
“Për veprimin e tyre kriminal Zef Hila u shkarkua nga kryetar bashkie dhe zjarrëvënësit e tjerë u arrestuan. Fatkeqësisht, drejtësi për aktin nuk u bë. Dosja u mbyll. E inkurajoj policinë dhe prokurorinë të mos stepen nga sulmet politike, por të bëjnë detyrën deri në zbardhjen e hollësishme të aktit të sotëm dhe vendosjen para drejtësisë të përgjegjësve”

