Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 angazhim maksimal 24/7 për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Lugina”.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale bimë të dyshuara narkotike kanabis, sasi lënde plasëse e dyshuar tritol me fitil përcjellës dhe kapsollë, 6 ndezës unifikues granatash, 1 kapsollë detonatore, 1 armë gjahu, 2 qyta arme, 3 krëhëra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë metalike.Arrestohet një shtetas si autor i kultivimit të bimëve dhe posedues i sendeve të jashtligjshme, procedohet penalisht një tjetër për shpërdorim detyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 gjatë kontrolleve intensive në terren, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, në fshatin Shesh, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin mbjellë 48 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Pas konstatimit të këtyre bimëve shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maskimalisht dhe kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.