📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Edi rama ne ps

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot më 20 nëntor një takim me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku në qendër të diskutimeve është organizimi i Partisë Socialiste në terren dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Një prej temave kryesore të diskutimit është nisma “Prania Besnike”, përmes së cilës socialistët synojnë të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Në kuadër të saj, deputetët dhe përfaqësuesit politikë pritet të jenë më të pranishëm në zonat ku ushtrojnë aktivitetin e tyre, duke zhvilluar takime me banorët dhe duke marrë prej tyre problematikat, që kërkojnë zgjidhje nga institucionet.

Takimi vjen pas Asamblesë Kombëtare të PS-së, të mbajtur më 14 nëntor, ku u bë e ditur se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. Në vijim të këtij procesi, Rama do të zhvillojë të shtunën një tjetër takim, këtë herë me Asamblenë Socialiste të Tiranës.

Ervin Demo dhe Albana Koçiu kanë marrë drejtimin e strukturave socialiste të Tiranës si bashkëkryetarë.Ndërkohë, Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e forumeve drejtuese, pas shkarkimit të saj një javë më parë.

Riorganizimi në kryeqytet dhe takimet me drejtuesit politikë të qarqeve janë pjesë e përpjekjeve të Partisë Socialiste për të konsoliduar strukturat dhe për të përcaktuar angazhimet e saj në terren, përpara zgjedhjeve të vitit 2027.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights