Trauma urgjenca 770x422

Dhunohet me shkop bejsbolli efektivi i Burgut 313 në Tiranë, i cili po dilte nga banesa për të shkuar në punë.

Efektivi Arbër Labi, 36-vjeç, mësohet se është goditur nga tre autorë, në afërsi të banesës së tij në Yzberisht në rrugën “3 Dëshmorët”. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm.

Labi ndodhet në Spitalin e Traumës. Autorët kanë qenë me një mjet tip fuoristradë të bardhë, kurse policia tha se po punon për identifikimin e tyre dhe kapjen.

3 personat e kanë goditur efektivin me shkop bejsbolli në kokë. Në momentin që ai ka nxjerrë armën e shërbimit, autorët ia kanë marrë, ndërkohë të dëmtuarit i ka mbetur vetëm karikatori. Në dëshminë paraprake, efektivi Labi ka thënë se dyshon që sulmi të ketë ndodhur për shkak të detyrës.

Megjithatë për hetuesit po hetohet dhe pista e ndonjë konflikti me persona të tjerë, që nuk ka lidhje me punën si efektiv burgjesh. I riu punonte edhe në lokale nate, ku mund të ketë pasur ndonjë konfliktit me autorët që më pas e dhunuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights