Planeti 9 mund të ekzistoje vërtet. Është hedhur shpesh hipoteza e teori konspirative të ekzistencës së tij, dhe vrojtimet s’kanë qenë asnjëherë te mjaftueshme. Por së fundmi, pas 23 vitesh, shkencëtarët i janë rikthyer vëzhgimeve, duke dalluar një kandidat te mundshëm, që mund të ketë një masë me te lartë se Neptuni, gjendet 105 miliard km larg Diellit, në kufijtë e sistemit tonë planetar.
Mundësia e ekzistencës se planetit 9 u propozuar fillimisht ne 2016, pas bashkimit te pazakonte te orbitave të disa objekteve në Fashen Kuiper, përtej orbitës së Neptunit, dhe kjo si pasoje e pranisë së një trupi qiellor që ushtron një tërheqje shumë të forte gravitacionale.
Një planet i tillë, teorikisht, duhet të jetë shumë më masiv se Toka dhe të ketë një orbitë shumë ekscentrike, që do të thotë se ndodhet shumë larg.
Janë riparë të gjitha arkivat e fushatave të kryera në të kaluarën, nga viti 1983 dhe vëzhgimet e dyta në 5-vjeçarin nga 2006-2011 të realizuara me teleskopë të ndryshëm. Hapësira kohore prej 20 vitesh shpjegojnë ekspertët, shërben për të kuptuar lëvizjen orbitale të trupit qiellor.
Pra në procesin e analizimit dhe seleksionimit imazherik, dallohet një objekt në lëvizje të lehtë. Por dallimi i spostimit të kësaj pike gjatë një periudhe kohe nuk bën te mundur që të rindërtohet orbita e plotë. Dhe për këtë duhen të dhëna të mëtejshme.