📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read

 Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, ku Besnik Selxhaferi, 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Agron Delishi, 45 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa autori është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Plagosi me armë zjarri një shtetas, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Rreth orës 17.55, në qytetin e Peshkopisë, shtetasi B. S., 46 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin A. D., 45 vjeç, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

 

Menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes forca të shumta policore dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është kapur dhe shoqëruar në Komisariat autori i dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights