Blendi himci 1024x577

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi atë që e konsideron si “treni bullgar” të aplikuar në zgjedhjet e 11 Majit.

Bashkë me drejtuesin politik të Elbasanit, Tomor Alizoti dhe deputetin e ardhshëm të këtij qarku, Blendi Himçi, ai denoncoi një rast në fshatin Pekisht në Peqin.

Berisha tha se në bar-kafenë e kryeplakun të fshatit, Dervish Beqiri ndodheshin fletë votimi, lista votimi dhe para cash.

“Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë, se në fshatin Pekisht në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i Partisë Socialiste, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narkoeuro. Siç keni parë në rastin e Kasharit, në rastin e Astirit ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e trenit bullgar nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur”, tha Berisha.

Vetë Himçi është përballur vetë me Dervish Beqirin. Ai tha se aty ndodheshin ndër të tjera edhe fletë votimi, por sipas kryeplakut ndodheshin aty për të mësuar banorët dorën se ku duhet të votonin.

“Në mëngjes kam qenë i pranishëm në bar-kafenë e kryeplakut që quhej Dervish Beqiri. E kam pyetur, i ishin hapur në këtë tavolinë. Janë gjetur 10 fletë votimi dhe janë 117 fletë me vula të njoma të vulosura nga Bashkia Peqin dhe gjendja civile e asaj zone, ku pikërisht deklaron me fjalët e tij që i ka marrë nga Bashkia, ndërsa për fletët e votimit ishin për të mësuar dorën banorët se ku duhej të votonin”, tha Himçi.

Ndërkohë Berisha tha se këto zgjedhje nuk do të njihen. Zgjidhja sipas tij është vetëm krijimi i një qeverie teknike dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja.

“Ka vetëm një zgjidhje, zgjidhja është emergjente, krijimi i një qeverie teknike, zhvillimi i zgjedhjeve të reja, shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha, i cili shtoi se PD-ja ka të tjera dokumente që tregojnë shkatërrimin e procesit zgjedhor.

Sipas tij kjo është farsë elektorale dhe PD-ja do të qëndrojë me të gjitha potencialet e saj që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë.

Çfarë është treni bullgar që akuzon PD-ja?

“Treni bullgar” është një metodë e paligjshme për manipulimin e zgjedhjeve, e cila përfshin blerjen dhe kontrollin e votës përmes një skeme të organizuar.

Kjo metodë është përdorur për herë të parë në Bullgari në vitin 2009 dhe që atëherë është raportuar në vende të ndryshme të Evropës Lindore. Denoncime për përdorimin e “trenit bullgar” ka pasur edhe në Kosovë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights