📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Capture 2 696x387

Tradita familjare në bujqësi vijon të përcillet brez pas brezi në Divjakë, ku fermerë të rinj po përgatiten për sezonin e ri të mbjelljeve.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndau sot historinë e Mishel Verdhës, 30-vjeçarit nga Divjaka, i cili ka zgjedhur të vazhdojë traditën e familjes në bujqësi dhe këto ditë po përgatit farën për sezonin e ri të mbjelljes së patates.

Verdha tregon se lidhja me bujqësinë ka nisur që në fëmijëri, ndërsa prej rreth 10 vitesh ai dhe familja e tij e kanë vijuar më tej këtë aktivitet.

“Unë punën në bujqësi e kam nisur herët. Kemi nja 10 vite që e kemi nisur këtë proces nga prindërit. E kishim pasion, se kemi ardhur që të vegjël në punë. E kishim pasion dhe vazhduam vetë tani”, shprehet ai.

Një pjesë e rëndësishme e punës së këtyre ditëve është përgatitja e farës së patates. Verdha shpjegon se fara seleksionohet dhe monitorohet për mbirjen, ndërsa në magazinë kryhen edhe proceset e nevojshme të dezinfektimit.

“Këtu kemi farën e patates, të cilën ne vazhdojmë e seleksionojmë dhe e shikojmë nga mbirja e saj. Në magazinë, me kushte normale, bëjmë dezinfektimin e farës derisa fara të krijojë daljen e sythave”, shprehet ai.

Për fermerët, puna në tokë mbetet një profesion i vështirë, por njëkohësisht edhe një burim kënaqësie, sidomos kur puna shpërblehet me prodhim.

“Të punosh në bujqësi është shumë e vështirë. Gjithë ditën do punosh në bujqësi, është shumë e vështirë. Po, është e bukur dhe art në vete. Kur prodhon, e mbjell këtë këtu, kur prodhon, shikon mallin, kënaqesh. Janë duart e tua, mundi dhe djersa jote, ajo që të jep toka”, shprehet një prej fermerëve.

Për fermerët në të gjithë vendin, mbështetja ka ardhur edhe nga Skema Kombëtare që përfshin financime direkte, tre masa mbështetje për investime dhe nëntë masa për blegtorinë, bletarinë, fermat organike, kontrollin biologjik, certifikimin Global G.A.P., sipërfaqet e mbjella dhe ripopullimin e ujërave të brendshme.

Në paketën e investimeve përfshihet mbështetja për fermerët e rinj deri në 40 vjeç, ndërtimin dhe rikonstruksionin e staneve, si dhe mekanizimin e bujqësisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights