Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Celibashi 1024x576

Në një konferencë për mediat kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka dhënë detaje mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Administrimin e procesit nga KQZ, Celibashi e cilësoi model me standard dhe integritet të plotë.

“Nuk ka fletë votimi të shtuara, as vota të trafikuara. Mbetet të vlerësojmë pretendimet që lidhen me sa është respektuar integriteti i votës së qytetarëve në procesin e marrjes të zarfeve dhe kthimit të tyre përmes kthimit postar”, tha Celibashi.

Sa i përket denoncimit të kreut të PD, Sali Berishës, për “trenin bullgar” në Elbasan, Celibashi tha se ky rast duhet të hetohet nga organet e procedimit penal.

“Nuk na është bërë me dije, por ajo që mund të them pa hezitim është se rasti duhet të hetohet nga organet e procedimit penal, për t’i dhënë përgjigje shqetësimit të paraqitur publikisht.

Për votimin brenda vendit, në dijenë time nuk ka kontestime për përmbajtjen e tabelave përmbledhëse të rezultateve”, është shprehur Celibashi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights