640 0 1743591291xspak arrestime elbasan 806

Partia Demokratike i ka nisur një kërkesë për informacion Prokurorisë së Posaçme, ku ka kërkuar informacion se sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore nga ana e SPAK. Në shkresë, PD shprehet se SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.

Gjithashtu në kërkesë thuhet se sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojnë informacion. Një tjetër pyetje që shtron PD është se sa nga hetimet e nisura janë me iniciativën e SPAK (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve.

Kërkesa:

Kërkesë për informacion

Nga:

Z. Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: pd@rithemelimi.com

Baza ligjore:

Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

Drejtuar:

STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)

Z. Dumani,

Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:

Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?
Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?
Duke ju falenderuar,

DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE

Franci NURI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights