1743585133 osbeodihr

Ambasadori italian i karrierës dhe kreu i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 11 Majit nga OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier, ka çelur zyrtarisht misionin me një ekip prej 300 vëzhguesish, 26 vëzhguesish afatgjatë dhe 11 ekspertësh, të cilët do të monitorojnë procesin zgjedhor në Shqipëri. Zannier theksoi rëndësinë e vëzhgimit të fushatës elektorale, duke përfshirë edhe monitorimin e rrjeteve sociale dhe financimin e partive politike, duke e konsideruar këtë aspekt të rëndësishëm për një demokraci të shëndetshme.

Përsa i përket hetimeve të krimeve zgjedhore dhe rolit të SPAK-ut, Zannier tha se misioni i OSBE-ODIHR do të përfshijë vetëm raportimin e gjetjeve të parregullsive, ndërsa çdo rast do të paraqitet në raportet përkatëse.

Do ta shikoj këtë iniciativë të SPAK dhe nuk kam një koment për momentin. Ne do ti vendosim gjetjen në raport, ne nuk jemi këtu të bëjmë detyra të tjera. Të gjitha gjetjet tona do vendosen në raport. Jemi shumë të angazhuar për të bashkëpunuar me autoritetet por ama gjetjet e parregullsive do të ndahen përmes raportove tona.

Përsa i përket votës së Diasporës, Zannier sqaroi se OSBE-ODIHR do të monitorojë mënyrën e menaxhimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave, duke siguruar transparencën e këtij procesi.

“Votimi nga jashtë nuk ka një standard ndërkombëtar. Secili vend vendos specifikat e veta. Ne do të shikojmë përmes dy ekipeve, në aeroport kur vinë votat, si menaxhohen e si do të numërohen më pas e raportohet në KQZ. Kjo për tu siguruar se do të ketë transparencë. Po, ne do të tregojmë kujdes edhe për këtë aspekt. Jemi të përkushtuar për ta ndjekur këtë proces. Rreth dy javë përpara ditës së votimit OSBE-ODIHR do të publikojë një raport të ndërmjetëm.

Ai shtoi se dy ekipe të misionit do të ndjekin votat që mbërrijnë nga jashtë dhe do të raportojnë në KQZ. Një raport i ndërmjetëm do të publikohet dy javë para ditës së zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights