Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, por nuk do të mungojnë edhe intervalet afatshkurtra kthjellimesh kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të 24-orëshit në zonën e lindore, prej orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet kodrinore-malore reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:

