Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas parashikimit, moti pritet të karakterizohet nga kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare, të cilat hera-herës do të bëhen deri të dendura, më të theksuara në zonat kodrinore dhe malore.
Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët, veçanërisht në relievet malore gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje–jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në disa momente, përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s, duke sjellë edhe valëzim në det me forcë 2 deri në 5 ballë.
